Turmeriku është një erzë indiane e cila së fundmi është vënë në fokus nga shumë grupe kërkimore pasi ka rezultuar të jetë një ndër bimet me potencial të jashtëzakonshëm anti-inflamator. Së fundmi, veti të tjera kurative kanë dalë në pah dhe një ndër to është efekti i tij në zbardhjen e dhëmbeve dhe trajtimin e sëmundjeve të mishrave të tyre.
Edhe pse, turmeriku dallon për ngjyrën e fortë të verdhë që ka dhe kudo që të prekë ai lë njollë, në përdorimin e dhëmbeve, kjo erzë rezulton një pastrues i shkëlqyer duke i lëne ato më të bardhë dhe të shndritshëm. Gjithkush mund ta provojë këtë formulë natyrale pasi është 100% e sigurtë.
Formula
4 lugë te mëdha turmerik
2 lugë të medha sodë bukë
2 lugë vaj kokosi
2 pika vaj esencial rozmarine, ose rigoni, menteje apo karafil.
Përgatitja
I përzieni të gjithë përbërësit dhe i ruani në frigorifer ose në një vend të freskët.