Një biznes, në Teramo të Italisë, është sekuestruar nga autoritetet italiane pasi kishte mashtruar me procedurat e falimentimit. Ndërkohë, sekustrimi i pasurive të paluajtshme ka zbuluar edhe fshehjen që ai i kishte bërë një skafi, duke e sjellë në Portin e Durrësit.
Lajmi është pasqyruar në mediat italiane dhe veçanërisht versioni lokal në Teramo i gazetës “Il Centro” (shih linkun).
Autoritetet italiane, pas disa muaj kërkimesh, e kishin gjetur skafin. Megjithatë, nuk bëhet e ditur nëse është marrë ndonjë hap për ta dërguar mjetin detar në Itali.
K. H.