Instagram ka lajmëruar ndryshime në mënyrën sesi fotot do të shfaqen në newsfeed (faqja kryesore). Deri më tani, renditja e fotove të postuara në faqen kryesore bëhet në bazë të kronologjisë, pra në krye shfaqen postimet më të fundit. Po nëse ke një ditë pa hyrë në Instagram dhe shoqja jote e ngushtë ka postuar një foto dje?
Për këtë, Instagram ka menduar që renditja të bëhet në bazë të rëndësisë së postimeve për çdo përdorues. Njeriu të cilit i bëni më shpesh like, do të jetë ai postimet e të cilit do t’i shikoni në krye në faqes së parë. Por ky nuk do të jetë kriteri i vetëm; përpos postimeve më të rëndësishme për ju, gjithashtu do të shfaqen në krye postimet më popullore në Instagram, të njerëzve që ju ndiqni.
Ndryshimet pritet të përfundojnë shumë shpejt, në muajt e ardhshëm.





