Në kryendeshjen e javës së 26-të të Kategorisë Superiore të zhvilluar në “Qemal Stafa” mes Partizanit dhe Skënderbeut nuk ka munguar dhe prania e femrave.

Në tribunën e medias, ishin të pranishme gazetarja Dasara Karaiskaj dhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga, të cilat  ishin në mbështetje të të kuqve. Madje, në fund Xhilaga i ka kërkuar fanellën portierit të Partizanit, Alban Hoxha, por ky i fundit i është përgjigjur se do t’ia jepte herën tjetër.

Dasara dhe Çiljeta nuk kanë munguar dhe në festën e të kuqve që organizuan pas fitores së derbit me Tiranën. Ku këngëtarja seksi nuk ka hezituar të postojë një foto me portierin  Hoxha në profilin e saj në “Instagram” të cilin e quan dhe “king”.  Ashtu siç dhe gazetarja ka shkrepur një të tillë me Albanin.