Policia e Tiranës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e shtetasit me armë, që shfaqet në këtë video të siguruar nga grupi hetimor.
Ngjarja ka ndodhur më 9 nëntor 2015 në rrugën “Tre Dëshmorët" në Tiranë. Shoferi i taksisë, shtetasi H. H., ka bërë kallëzim penal se një shtetas i ka kërkuar shërbimin taksi dhe para se të zbriste nga automjeti, nën kërcënimin e armës ka tentuar t’i vjedhë me dhunë lekët e xhiros ditore. Më pas agresori është larguar në drejtim të paditur.
Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 200 mijë lekë (të rinj) për çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.
Policia e Tiranës garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekje të shpejtë të çështjes, deri në zbardhjen e plotë të saj dhe vënien para përgjegjësisë së autorit.
Çdokush që ka informacion mund të telefonojë në nr. 06941 05735.





