Njoftimin se ish-banorja e reality show-t, Franҫeska Jaҫe, ka dhunuar një vajzë 28-vjeçare, u publikua në të gjitha mediat online. Por së fundimi është publikuar edhe video e cila është regjistruar nga kamerat e sigurisë.
Modelja 22-vjeçare, siç shihet në video vjen me vrrull dhe kap prej flokësh Katerina Beqon. Të dyja vajzat përleshen dhe më pas vjen një djalë nga banaku, prania e të cilit qetëson situatën.
Ndërkohë Françeska Jaçe është arratisur dhe ende nuk është ndaluar nga policia.