Kandidatët e Partisë Socialiste të qarkut Durrës zhvilluan takimin e radhës me banorë të njësisë administrative të Sukthit.

Duke i falenderuar për praninë dhe entuziasmin e tyre, kandidati Jurgis Çyrbja tha se arsyeja se pse duhet te votojnë PS-në dhe Edi Ramën në 25 prill, është se me Ramën kryeministër kemi punë dhe shërbime më të mira.

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako tha se “vetëm në njësine administrative të Sukthit kemi në proces rindërtimi 4 shkolla të reja, ndërsa shumë familje kanë përfituar bonusin e qirasë dhe grantet e rindërtimit.”