Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili ishte dënuar nga drejtësia italiane me 15 vite burg për trafik droge. I arrestuari është Blenard Fejzulla, 40 vjeç, i dënuar në Itali me 15 vite burg si "pjesëmarrës në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës".

Blenard Fejzulla ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që u godit në vitin 2005, gjatë operacionit të gjërë "Kompas", ku u vunë në pranga 48 persona. Pjesë e këtij grupi ka qenë edhe ish-bashkëshorti i Inis Gjonit, Arjan Selimi, i cili u vra para disa vitesh.