Statusin e ‘Mbretëreshës së pop-it’ e mban ende Madonna, edhe pse me 40 vjite në botën e muzikës. Ky fakt duket se e ka bërë ‘arrogante’ në sjellje Madonnën. Nga vjen ky aludim do të thoni ju?
Së fundmi Rita Ora ka shprehur se në takimin e parë më Madonnën, ajo i ka kërkuar të gjunjëzohet përpara saj.
Këngëtarja me origjinë shqiptare shpjegon momentin kur takoi për herë të parë idhullin e saj në një festival bukurie të revistës “Glamour”. “Isha duke pritur ta takoja dhe ndërkohë po dridhesha. Shoqja ime më pyeste nëse ndihesha mirë, por në fakt unë ndjeja se do sëmuresha. Dhe pastaj futet Madonna me gjithë dritën që e rrethonte. Unë i thashë ‘çkemi, gëzohem që ju njoh’ dhe ajo ma kthen ‘e shikon këtë dritën aty, a mund të ulesh aty në gjunjë?’ Por ajo është Madonna dhe mund të bëjë çfarë të dojë” tregoi Rita. 25 vjeçarja dhe 57 vjeçarja përfunduan duke bërë një bisedë të gjatë ndërkohë që Rita ishte ende e gjunjëzuar.
Kjy ishte takimi në të cilin Madonna vendosi të bëj imazh të koleksionit të saj “Material Girl”, Rita Orën.