Duhanpirja konsiderohet si një nga veset më të këqija dhe më të vështira për ta lënë. Të shumë kanë qenë njerëzit të cilët kanë tentuar për ta bërë këtë gjë dhe nuk ja kanë arritur, sikundër të shumta janë kurat apo metodat të cilat kanë rezultuar jo të efekshme për një grup njerëzish.
Sot do të njiheni me një metodë të re e cil është majft efikase, të paktën kështu kanë thënë studiuesit, të cilët janë bazuar tek përfundimet.
“Ndonëse shumica e njerëzve mendojnë se kjo gjë duhet bërë duke reduktuar sasinë e cigareve që konsumohen çdo ditë, në fakt studimi ka treguar që nuk është e vërtetë”, ka thënë Nicola Lindson Haëley, një profesoreshë në universitetin e Oxford-it. Në studim u përfshinë 700 njerëz. Grupit i’u caktua një datë për të lënë duhanin pas dy javësh. Një grup filloi ta bënte këtë gjë duke eliminuar pak nga pak çdo ditë, ndërsa një grup tjetër vazhdoi ta konsumonte normalisht. Në datën kur ishte paracaktuar, të dy grupet i thanë “stop”.
Pas 4 javësh 49% e atyre që i dhanë fund menjëherë, nuk kishin konsumuar ende cigare ndërsa nga grupi tjetër vetëm 39% ishin të suksesshëm. Pas një viti, rezultatet u kontrolluan sërish dhe ajo që studiuesit panë ishte se grupi që e la menjëherë ishte akoma një joduhanpirës!