Policia Kufitare e Kakavijës ka kapur 5 kg heroinë, ndërsa poseduesi i lëndës narkotike është vënë në pranga. Droga është gjetur pas kontrollit të ushtruar në automjetin tip Mercedes Benz, me targa AA 848 AL, që drejtohej nga shtetasi A. A., 56 vjeç, banues në Fier.
Ky i fundit është arretsuar në flagrancë, ndësa heroina, e ndarë në 14 pako, ishte fshehur në brendësi të mbështetëseve të sediljeve të shoferit dhe të pasagjerit. Së bashku me drejtuesin e automjetit udhëtonin dhe dy shtetas të tjerë, të cilët u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër për verifikim, nëse kanë ose jo lidhje me këtë trafikim.





