Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Pojan. Autobusi me rreth 30 pasagjerë i linjës Korçë – Orman ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 14 persona, mes tyre edhe dy fëmijë.
Ata janë dërguar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Në gjendje më kritike, por jo në rrezik për jetën, ndodhen gjashtë persona. Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit ka qenë një kalimtar, të cilin shoferi i autobusit ka tentuar ta shmangte për të mos e shtypur. Manovra e tij ka qenë fatale pasi mjeti ka dalë nga rruga. Policia ka shoqëruar shoferin për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.





