Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pasi gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar një audiopërgjim të drejtorit të Kadastrës, Artan Lame, i cili dëgjohet duke dhënë direktiva të qarta gjatë kësaj fushate elektorale, teksa flet për çështjen e legalizimeve.

Në një postim në rrjete socialem Vasili e quan skandal gjigant audiopërgjimin e publikuar dhe shkruan se Rilindja ka në plan të gënjejë njerëzit për legalizime që s’do ua bëjë kurrë, por sipas tij, ata mbajnë peng qytetarët e varfër për t’u marrë vota.

POSTIMI I PLOTË

Skandal gjigand!Qeveri maskarenjsh, ja si genjejne qytetaret me vetedije per legalizimet!(AUDIO).

Degjojeni me veshet tuaj se si maskarenjte e rilindjes se Edi Rames me plan te qarte genjejne njerezit e thjeshte per legalizime qe nuk do tjua bejne kurre.

I mbajne qellimisht varur dhe i kthejne zyrat e shtetit ne zyra biznesi elektoral kriminal.

Rilindja e ka shume te qarte qe jane dhjetra mijra legalizime qe nuk do ti beje kurre, por i genjen dhe i mban varur qytetaret hallexhinj qe tu marre voten.

Ne 25 prill te nxjerrim jashte nga zyrat keta mashtrues te pacipe te qytetareve te thjeshte!

Skandal gjigand!Qeveri maskarenjsh, ja si genjejne qytetaret me vetedije per legalizimet!(AUDIO). Degjojeni me veshet…

Posted by Petrit Vasili on Tuesday, April 20, 2021