Megjithëse jemi në stinën e pranverës, moti është përkeqësuar. Gjatë ditës së sotme, moti mbi vendin tonë parashikohet të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura.
Priten reshje shiu fillimisht në pjesën jugore dhe më pas në pjesën e dytë të ditës reshjet do të prekin të gjithë vendin me intensitet të dobët. Ndërsa në zonat malore priten reshje dëbore.
Era do të jetë me drejtim jugperëndim dhe perëndim 2-8m/sek. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 1.8 metër.
Temperaturat parashikohet të jenë:
Vendet malore 0/7
Vendet e ulëta 4/15
Vendet bregdetare 4/13





