Thjerrëzat janë veçanërisht të pasura me proteina, kalcium dhe hekur. 100 gram thjerrëza të thata përmbajnë rreth 25 gram proteina bimore, 54 gram karbohidrate, 5.1 miligram hekur, 127 miligram kalcium dhe 3 miligram vitamina C.
Thjerrëzat mund të përfaqsojnë një burim të rëndësishëm të proteinave bimore dhe kontribuojnë në formimin e proteinave të plota në një dietë të balancuar, që përfshin konsumimin e legumeve dhe drithërave të tjera, sidomos atyre integrale. Për shkak të përmbajtjes së tyre me isoflavoni, thjerrëzave iu atribuohen veti antioksidante.
Gjithashtu thjerrëzat kanë një përmbajtje të lartë të fibrave. Ato kontribuojnë në funksionin e duhur të zorrëve dhe parandalojnë kapsllëkun.
Konsumimi i thjerrëzave mundëson mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit dhe të kolesterolit në gjak. Ato kontribuojnë edhe në ngadalësimin e thithjeve të sheqernave dhe konsumimi i tyre është i dobishëm për ata që vuajnë nga diabeti. Janë të dobishme gjithashtu edhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.