Pas dhënies së dorëheqjes nga katër drejtuesit e prokurorive në rrethe, katër prokurorë të rinj janë komanduar nga kryeprokurori Adriatik Llalla. Llalla ka vendosur komandimin e katër prokurorëve të rinj, të cilët janë Besim Hajdarmataj në Lezhë, Artur Ismailukaj në Tropojë, Urim Buci në Dibër dhe Arjan Muça në Përmet.

Prokurorët e rretheve gjyqësore të Lezhës, Përmetit, Tropojës dhe Dibrës dhanë dorëheqjen, duke lënë vendin e drejtuesit vakant në datën 10 mars të këtij viti. Burimet thonë se është larguar nga drejtimi i prokurorisë së Lezhës, prokurori Përparim Vukaj, Esmeralda Cami nga prokuroria e Përmetit, Silvana Pani nga prokuroria e Dibrës dhe Artan Shtrungza nga drejtimi i prokurorisë së Tropojës.