Nga Desada Metaj
“Spiuni made in Albania”. Pa dyshim nje titull intrigues per nje popull qe me shume se 50 vjet ka jetuar nen terrorin e spiunimit, te agjentures qe gjente “armiq” edhe brenda anetareve te nje familjeje.
Nje perpjekje e siperfaqte deri ne dhimbje e redaksise se lajmeve ne TCH per te sjelle fakte dhe dokumente per menyren se si u ndertua dhe funksionoi spiunazhi ne Shqiperi.
As me shume e as me pak, dokumentari ne 2 pjese u perpoq te paralelizonte detyren dhe funksionin e sherbimit informativ ne 2 periudha kaq te ndryshme dhe me problematike te pangjashme as ne thelb dhe as ne detaje.
Te krahasosh dhe te vesh shenjen e barazimit mes sherbimit sekret komunist qe vec vrasjeve, beri krimin me te madh, ate te mbylljes hermetike te Shqiperise dhe SHIK te pas ’90 eshte ne mos mendjengushtesi injorance “paar exellence”.
Madje gazetarja ne investigimin e saj ishte perpjekur te “zbardhte” dhe poliagjentin Mehmet Shehun. Nje damke qe regjimi ja vuri pas vetvrasjes se tij e cila mbetet ende e pazbardhur krejtesisht. Studiuesi Thimio Bare i intervistuar nga gazetarja deklaroi ne emision : “Mehmet Shehu eahte rekrutuar nga CIA qe ne kohet kur ai ndiqte studimet ne shkollen Harry Fulz ne Tirane”. Sipas tij ai eshte rekrutuar ne kete shkolle ne vitin 1923.
Ne fakt Mehmet Shehu ka lindur ne vitin 1913 ne Mallakaster. Kete cdokush mund t’a vertetoje fare thjesht vetem nese fut emrin e ish funksionarit te larte te regjimit komunist ne nje nga motorret e kerkimit ne internet.
Keshtu ne menyre krejt siperfaqsore, fakte te paqena i shiten publikut shqiptar ne nje nga oret me te ndjekura te programeve televizive. Dhe ketu nuk behet fjale per keqardhjen qe duhet te ndjejme pse Mehmet Shehun nje nate na e shiten per poliagjent. Ai dhe mund te kete qene.
Problemi me i rende mbetet pavertetesia e fakteve, cektesia e pergatitjes se materialeve qe i serviren publikut per historine e Shqiperise. Pikerisht te asaj periudhe qe ende mbetet nje plage e pambyllur per kete shkak, cektesise dhe te pavertetave qe per fat te keq publikohen nga ata qe duhet ti zbardhin ato, gazetaret!
Marrë nga "Opinion.al" me titullin "Kur gafat e historisë transmetohen live nga një tv kombëtar"