La Roja vazhdon të shkruajë histori. Kombëtarja spanjolle ka zgjatur serinë e saj të pamposhtur në 34 ndeshje zyrtare radhazi, duke konfirmuar dominimin në arenën ndërkombëtare.

Gjatë kësaj periudhe, Spanja ka regjistruar 27 fitore dhe 7 barazime, pa njohur asnjë humbje, një statistikë që dëshmon vazhdimësinë dhe cilësinë e skuadrës. Ecuria mbresëlënëse e “La Roja” e mban atë mes kombëtareve më në formë në futbollin botëror dhe e forcon statusin si një nga favoritët në çdo kompeticion ku merr pjesë.

Kujtojmë që Spanja mundi Uruguajin me shifrat 0-1.