Një furgon është përfshirë nga flakët, teksa ishte i parkuar në Lagjen 4, të Durrësit. Sipas informacioneve të para, dyshohet se shkak i përfshirjes së mjetit nga flakët ka qenë një defekt teknik. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia sqaron se furgoni është me targa DR 2902 F dhe ka qenë i parkuar në momentin kur është përfshirë nga flakët. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë vënë nën kontroll flakët. Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





