Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, se ngjarja një Kavajë nuk ishte sulm politik dhe autorët nuk ishin eksponentë të PS-së.
Demokratët kanë publikuar një foto ku shihet se autori Ndriçim Jonuzi është nënë shoqërinë e kryebashkiakut të Kavajës, Redjan Krali, shefit të policisë Bashkiake, Markel Shtylla dhe polici bashkiak Dorian Troplini.
“Edi Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbe zgjedhjet. Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë!”, thuhet në reagimin e PD.





