Veshkat janë organi i "filtrimit" të gjakut dhe janë përgjegjëse për largimin e mbetjeve të panevojshme të metabolizmit. Si çdo organ tjetër, ato janë jetesore dhe shëndeti i tyre duhet të jetë prioritet. Ja cilat janë gabimet më të shpeshta që bejmë në kurriz të veshkave:
- Konsumi i pakët, i pamjaftueshëm i ujit. Femrat duhet të konsumojne minimalisht 1,5 litra ujë natyral në ditë dhe meshkujt 2 litra/ditë. Uji ndihmon hollimin e përqendrimit të mbetjeve metabolike dhe toksike, kështu ato nuk dëmtojnë veshkat.
- Konsumi i tepruar i kripës. Konsumi mbi 6gr/ditë i kripës së zakonshme i vendos veshkat në "stres" duke rritur tensionin arterial.
- Proteinat shtazore, sidomos të mishit të kuq, rrisin punën e veshkave për të shkarkuar amoniakun në urinë duke i rrezikuar ato të lodhen dhe të humbasin funksionin gradualisht gjatë viteve.
- Alkooli: edhe pse 1 gotë vere nuk dëmton, konsumi i shpeshtë i pijeve alkoolike i streson dy organet përgjegjëse për detoksikimin e trupit që janë melçia dhe veshkat.
- Kafeina. Konsumi i më shumë se 3 kafeve në ditë, ashtu sikurse kripa, rrit tensionin arterial duke i sforcuar veshkat të shkarkojë më shumë kafeinën dhe kripën.
- Abuzimi me ilacet qetesuese. Shumë njerëz marrin qetësues me dhimbjen më te vogël. Ky është gabim sepse këto ilace mund të demtojnë rendë veshkat dhe mëlçinë nëse merren në vazhdimësi.
- Pagjumësia. Mungesa e gjumit nuk i jep trupit mundesinë të riparojë indet e dëmtuara. Kështu, sikurse shumë semundje lidhen me pagjumësinë, një ndër to janë edhe sëmundjet e veshkave.
- Injorimi i nevojes së urinimit dhe shtyrjet e gjata. Ky zakon i vendos veshkat në rrezik të inflamimit.
Për të forcuar shëndetin e veshkave, Berina Bamobaj këshilloni ushqimet si zarzavatet si: brokoli, lulelakra, lakra, fruta të athta si mollët jeshile, thanat, rrushi i kuq, proteinat e shëndetshme si vezët e fshatit sidomos të bardhen, peshkun e eger, qepët dhe hudhrat, vajin e ullirit cilesor dhe agrumet.