Policia e Shtetit në Durrës njofton se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Ervin Qerimi, 31 vjeç, Eluert Hoxha, 31 vjeç, dhe Elvis Kurti, 37 vjeç, si autorë dhe pjesëmarrës në konfliktin e një dite më parë, në një lokal, në Lagjen 11 të qytetit. Sipas burimeve policore, shtetasit Ervin Qerimi dhe Eluert Hoxha janë konfliktuar me shtetasit Elvis Kurti dhe Bekim Gjoka. Për pasojë, Elvis Kurti është plagosur me armë zjarri dhe Eluert Hoxha është plagosur aksidentalisht në këmbë. Ndërkaq, Ervin Qerimi është plagosur me thikë. Për ngjarjen në fjalë është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Bekim Gjoka, 36 vjeç, banues në Durrës.
Durrës, sherri i djeshëm në lokal, arrestohen tre persona
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Irani po planifikon tarifa për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe ‘trajtim të veçantë’ për aleatët e tij!
Revoltë për të arrestuarit, qytetarët kërkojnë drejtësi sot para Gjykatës së Tiranës: Lironi çunat
Parashikimi i motit për sot, 5 korrik 2026
Incidente në mesnatë gjatë tubimit/ Protestuesit thyejnë xhamat e godinës, policia i shpërndan me ujë





