Shmangia e kaosit dhe e bllokimit të rrugëve ka bërë që Drejtoria e Policisë së Shtetit në Elbasan të marrë masa gjatë festimit të Ditës së Verës. Gjatë Ditës së Verës, të gjitha shërbimet në Policisë së Shtetit në Elbasan do të kalojnë në shërbim të përforcuar për zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive. Ndërkohë, në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Shtetit në Elbasan do të vijnë edhe forca nga Tiran.
Masat e marra për ditën e nesërme janë:
- nga ora 08:00 deri në përfundim të aktivitetit të Karnavaleve, do të bllokohet lëvizja nga stadiumi deri tek “1 Maji”
- nga stadiumi deri te pallati i sportit nuk do të lejohen parkimet apo qëndrimet e mjeteve
- nga Kryqëzimi i Luleve deri në Unazën Jugore nuk do të lejohen parkimet e mjeteve
Drejtoria e Policisë së Shtetit në Elbasan u bën thirrje qytetarëve të shmangin në maksimum lëvizjen me automjet brenda qytetit të Elbasanit, gjë që do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive.





