Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja u regjistrua në Rrugën "Sali Butka". Sipas informacioneve të para nga Policia e Shtetit, dyshohet se lënda shpërthyese ka qenë e llojit tritol.
Garazhi ku ndodhi shperthimi është në pronësi të shtetasit A. Z. dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Pas shpërthimit, në vendin e ngjarjes shkuan forcat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.





