Hithra njihet si bima e cila është e shëndetshme për organizimin. Përdorimi i tyre është më së shumti në sitinën e pranverës dhe të verës. Konsumi më i madhë i hithrave bëhet nga personat të cilët vuajnë nga anemia. Gjithashtu hithrat njihet dhe si bimë të cilat pastrojnë gjakun.

Në përbërie të saj gjenden disa komponentë si klorofilë, lëndë vazoaktive, serotonin, histamin, acetilkolin, LTB4, LTC4, rutin, isokuercitrina, kanferol, izoramnetin, vajra esencial, vitaminë C dhe vitamina të tjera, proteina, fibra, kripra të Ca dhe K, acid silicik dhe formic.

Gjithashtu hithra është nje burim i rëndësishëm i Beta Karotenit, vitamines A, C, E, hekurit, kalciumit, fosfateve dhe mineraleve. Kujtojmë këtu se të gjitha keto cilësi e bejnë një zgjedhje të përshtatshme për trajtimin e patologjive të ndryshme si hepatike, artritit reumatoid, alergjive, anemisë, sëmundjeve të veshkave, kontrollin e glicemisë apo si një detoksifikues i përgjithshëm.