Prej dy javësh, pacientët e prekur nga sëmundjet e kancerit në Durrës nuk po marrin shërbimin e nevojshëm në spital, pasi aparatura e Mamografisë është jashtë funksioni për shkak të një avarie.

Ndërkohë që shifrat tregojnë se numri i të prekurve me kancer është rritur në mënyrë drastike, aparatura e Mamografisë nuk funksionon, dhe prej dy javësh askush nuk ka marrë ndonjë masë për riparimin e saj.

Janë të shumtë pacientët që ankohen, pasi ata prej dy javësh shkojnë çdo ditë në spitalin e Durrësit dhe kthehen sërish mbrapsht duke marrë të njëjtën përgjigje që “Aparatura e Mamografisë nuk është rregulluar ende”.

Edhe sa kohë do t’u duhet këtyre pacientëve që të presin?