Të gjithë e dimë se nëse nuk flemë sa duhet, nuk ndihemi mirë. Mungesa e gjumit ndikon në humorin tonë, oreksin dhe aftësinë për t’u përqendruar.
Por sa orë gjumë janë normale për një njeri?
Sipas një studimi të ri, të flesh vetëm gjashtë orë në natë, është po aq e dëmshme për shëndetin tuaj sa të mos flesh fare.
Njerëzit që u lejuan të flenë 6 orë në natë për dy javë, nuk ishin më tepër të vëmendshëm se ata të cilët qëndruan dy netë pa gjumë. Ata që flinin vetëm gjashtë orë në natë ia dolën mbanë deri në ditën e 10. Më pas aftësitë e tyre njohëse po binin. Ka mjaft njerëz që mendojnë se të flesh 6 orë është e mjaftueshme, megjithatë kjo mund të jetë e rrezikshme.