Policia e Shtetit, në Tiranë, ka mundur të finalizojë ditën e sotme operacionin e koduar "Adoleshentët", ku në pranga kanë rënë shtatë të rinj adoleshentë që akuzohen për grabitje dhe vjedhje.  Adoleshentët e arrestuar janë të moshës nga 15 vjeç deri në 19 vjeç.

Sipas burimeve policore, të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë një sërë vjedhjesh nën kërcënimin e armëve. Këta persona kryenin vjedhje në vende të ndryshme të kryeqytetit dhe vidhnin jo vetëm persona, por edhe dyqane dhe bizhuteri.