Kadri Veseli është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, deri në konventën e ardhme të partisë. Vendimi për vendosjen e tij në krye të kësaj partie u mor pas votimit unanim të kryesisë. Në fjalën e tij, Veseli u shpreh se ky ishte një moment mjaft i veçantë për PDK dhe i uroi sukses në detyrën e re ish-kryetarit Hashim Thaçi. Ai vlerësoi kontributet e presidentit të zgjedhur së fundmi, duke nënvizuar se kjo është hera e parë që PDK mban një mbledhje pa Thaçin.

Në të njëjtën linjë qëndroi edhe nënkryetari Enver Hoxhaj, i cili drejtoi mbledhjen. Ai shprehu vlerësimin e tij për Hashim Thaçin, teksa theksoi se PDK do të vijojë të luajë një rol thelbësor në vend e saj si partia më e madhe në Kosovë.