Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për vjedhje. Nikolin Bushi, 25 vjeç, dhe Ardian Shijaku, 29 vjeç, u arrestuan për vjedhjen e disa banesave dhe automjeteve në zonat e Sant’Ilario dhe Cavriago. Zbulimi i tyre u bë kur makina me të cilën udhëtonin kaloi me shpejtësi tre makina të policisë. Makina u ndoq deri në një parkim, ku u braktis nga dy personat, të cilët morën më pas, një tjeter makine që ndodhej aty pranë. Pas verifikimit të menjëhershëm, rezultoi se makina ishte e vjedhur dhe për këtë arsye policët pritën derisa ata të ktheheshin në vendparkim.
Shijaku nuk i ka bërë qëndresë policisë italiane, ndërsa Bushi reagoi duke u qëlluar policëve me grushte dhe shkelma. Pas kontrollit, Bushit iu gjetën 1350 euro, një varëse floriri, një elektrik dore, ndërsa në makinën golf u gjetën doreza, gurë fleksibël për prerjen e metalit etj. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre u zbuluan shumë sende të vjedhura si: orë, varëse dhe vathë floriri, një televizor, një teleskop profesional etj.