Elton Lala, punonjës i Policisë se Burgjeve, dhe Shkëlzen Duçka do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Ky ishte vendimi i gjyqtares Anila Kristani, e cila la në fuqi kërkesën e organit të akuzës. Lala dhe Duçka u arrestuan në flagrancë mbrëmjen e së premtes, pasi u kapën me një sasi prej rreth 8.6 kg Cannabis sativa, të cilën e kishin futur në bagazhin e automjetit të tyre, te tipit Mercedez Benz.

Polici i Burgut 313 nuk e ka pranuar akuzën dhe ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për drogën e sekuestruar nga uniformat blu. Operacioni u krye pranë Zogut të Zi në një parkim dhe në momentin e ndërhyrjes së uniformave blu,  Lala u paraqit tek efektivët e antidrogës si oficer policie, ndërsa bashkëpunëtori i tij tentoi të largohej në këmbë.