Presidenti i Republikës, Barjam Begaj ka reaguar pas vendimit të shpallur sot nga Gjykata e Hagës, që i dënoi 4 ish-krerët e UÇK-së në total me 81 vite burg.
Në një mesazh Presidenti Begaj e cilësoi vendimin si një moment trishtimi për shqiptarët, ndërsa vlerësoi vendosmërinë për apelimin e tij.
Presidenti theksoi gjithashtu mbështetjen e tij për UÇK-në, duke deklaruar se “për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në”.
“Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër”, shkruan Begaj.





