Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Kadri Veseli, me rastin e pervjetorit te rënies se Adem Jasharit, sot bëri homazhe pranë Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Pas homazheve, Veseli vizitoi edhe familjen Jashari, ku u prit nga Rifat Jashari dhe pjesëtarë të tjerë të familjes. Në nderim të veprës së komandantit legjendar Adem Jashari, Veseli vendosi buqetë me lule pranë varrit të tij.
"Nëse ka vend ku kombi ynë çdo ditë duhet të mendojë se çfarë duhet të bëjmë më shumë për vendin, është Prekazi dhe familja Jashari. Prekazi është vendi ku duhet të mësojmë se si punohet për vendin. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit, lavdi familjes Jashari," – theksoi kryeparlamentari Veseli.