Policia e Vlorës njofton vijimin e zbatimit te planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë. Task-Forca e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Seksionin e Policisë Rrugore te Vlorës, gjatë 24 orëve të fundit ka operuar në territorin e Qarkut te Vlorës dhe objekti i punës ka qenë tejkalimi mbi normat e lejuara të  shpejtësisë,  ndëshkimi i  drejtuesve të mjeteve nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur, parakalimi i gabuar, drejtim mjeti pa leje drejtimi ose pa vendosur rripin e sigurimit apo duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit e të tjera shkelje të Kodit Rrugor.

Si rezultat, gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Qarkut te Vlorës u  arrestua në flagrancë një drejtues mjeti pa leje drejtimi dhe u proceduan penalisht dy të mitur: Janë pezulluar 29 leje drejtimi, nderkohe qe 31 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë plotësuese. Janë vendosur 44 masa administrative për mospërdorim të sistemeve të fiksimit, 19 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, nderkohe qe u bllokuan edhe tete mjete për mungesë dokumentacioni.