Dy kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun Durrës Alban Xhelili dhe Erjon Meka e përgënjeshtrojnë lajmin se mes tyre ka pasur një sherr, madje dhe se janë konfrontuar mes tyre në zonën e plazhit.

Të kontaktuar nga “DurrësLajm”, kandidatët Xhelili dhe Meka e përgënjeshtrojnë kategorikisht që mes tyre të ketë ndodhur një sherr, madje deklarojnë se kanë marrëdhënie shumë të mirë mes njëri- tjetrit.

“Një Fake News që tejkalon imagjinatën”,- e cilësoi njëri prej kandidatëve në garë këtë lajm.

Të dy kandidatët kanë reaguar edhe në rrjete sociale mbi këtë ngjarje, duke e hedhur poshtë si të pavërtetë.

Sapo është shpërndarë një lajm totalisht i rremë nga media tërësisht joprofesionale, ku pretendohet se jam përfshirë në debat me mikun tim dhe kandidatin e PS Durrës Erion Meka.

Posted by Alban Xhelili on Monday, April 19, 2021

Sapo është shpërndarë një lajm totalisht i rremë nga media, ku pretendohet se jam përfshirë në debat me mikun tim kandidatin Alban Xhelili

Posted by Erjon Meka-Faqja Zyrtare on Monday, April 19, 2021