Zvicra i drejtohet me ambiciet maksimale Europianit ku do të jetë një ndër rivalët e grupit A për Shqipërinë bashkë me Francën dhe Rumaninë. Përballja me skuadrën e Xherdan Shaqirit është padyshim një ndër më të shumëpriturat nga tifozët shqiptarë.
Trajneri i formacionit helvet, Vladimir Petkovic në një intervistë për të përditshmen italiane "La Republica" në Paris gjatë një takimi të UEFA-s, flet për miqësinë me trajnerin e Shqipërisë Gianni De Biasi por duke e bërë të qartë se përballë kuqezinjve në ndeshjen e parë të grupit objektivi është vetëm një, fitorja e madje pa u lodhur shumë në aspektin psikologjik.
“Më bëhet qejfi që luaj kundër një miku, jemi shpesh bashkë dhe flasim shumë. Sigurisht komplimente Gianni-t për atë që ka arritur dhe që bëri në fushatën eleminatore. Nga ana jonë ndeshja e parë është shumë e rëndësishme, 3 pikë shumë të rëndësishme. Sigurisht objektivi unë është që ta fitojmë ndeshjen e parë, pa menduar shumë dhe pa harxhuar shumë energji psikologjike pasi kemi më pas edhe dy ndeshje të tjera”.
Për sa i përket Europianit, Petkovic gjuan me qitje të largët. Trajneri i Zvicrës kërkon pikët e plota në dy ndeshjet e para në grup për të synuar më pas vendin e parë në përballjen direkte me Francën. “Sigurisht që jemi të kënaqur që jemi këtu. Bëmë hapim e parë duke u kualiikuar por tani duhet të luajmë dhe pas dy ndeshjeve të para në grup të kemi siguruar kualifikimin në 1/8 dhe pastaj me Francën të luajmë për vendin e parë në grup. Pastaj në ndeshjet e knock-outit mund të synojnë surprizat”.