Liderët e tri partive opozitare kosovare kanë bërë të ditur se protesta e radhës do të mbahet më 26 mars, ne orën 14:00, në sheshin "Skënderbeu". Kjo është bërë e ditur nga tre liderët, Visar Ymeri i Levizjes Vetevendosje, Ramush Haradinaj i Aleances per Ardhmerine e Kosoves dhe Fatmir Limaj i Nismes per Kosoven, gjatë një konference të përbashkët për gazetarë në qendër të Prishtinës. "Më 26 mars, ora 14:00, do të ketë protestë gjithëpopullore në sheshin "Skënderbeu", ku do të kundërshtojnë marrëveshjet për Zajednicën dhe Demarkacionin, duke kërkuar edhe dorëheqjen e qeverisë. Gjithashtu do të ketë edhe kërkesa tjera," – kanë bërë të ditur tri liderët opozitare.
Kosovë, protesta e radhës e opozitës do të zhvillohet më 26 mars
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit