Një udhëzim i përbashkët i Ministrisë së Transportit dhe Infrastruktures, Ministrise së Drejtësisë dhe Ministrise së Puneve te Brendshme ka ndryshuar disa nga rregullat e kalimit të pronësisë së automjeteve nga zyrat noteriale. Rregullorja e re parashikon që të mos bëhet asnjë akt shit-blerje automjetesh pa verifikuar më parë nëse automjetet kanë detyrime të papaguara apo barra siguruese.

Udhëzimi i detyron noterët të verifikojnë numrin e identifikimit të automjetit në bazën e të dhënave aktive të ruajtura në Regjistrin e Barrëve Siguruese. Nëse automjeti rezulton i lirë nga baza e të dhënave të Regjistrit të Barrëve Siguruese, nënshkruan kontratën dhe i bashkëngjit konfirmimin përkatës. Po ashtu, noteri duhet të verifikojë numrin e identifikimit të mjetit në bazën e të dhënave të Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor nese dosja e mjetit është e bllokuar për arsye të ndryshme financiare dhe ligjore.

Nga ana tjetër, janë shtuar edhe elementet e kontratës noteriale, e cila duhet të përmbaje: gjeneralitetet e plota të personave në cilësinë e shitësit dhe blerësit; adresat e vendbanimit të personave në cilësinë e shitësit dhe blerësit; të dhënat teknike të mjetit (targa, numri i identifikimit, lloji, marka, emërtimi tregtar, ngjyra); numri i serisë së lejes së qarkullimit dhe certifikatës së pronësisë, vetëm kur mjeti është i regjistruar në DPSHTRR; përgjegjësitë ligjore dhe administrative; dhe detyrimet financiare ndaj DPSHTRR.

Marrë nga gazeta "Shqiptarja.com"