Presidenti Ilir Meta do të dalë mesditën e sotme në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Lajmin e ka dhënë zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, i cili shkruan në Facebook se Presidenti do të prezantojë pyetje shumë të qarta për SPAK, kryeministrin Rama dhe aparatin e FUKS-SHTETIT.

Ai fton qytetarët e survejtuar, trupin diplomatik dhe misionin vëzhgues të OSBE-ODIHR për të ndjekur konferencën.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta i fton të gjithë qytetarët e survejuar dhe trupin diplomatik në Tiranë, në veçanti Misionin Vëzhgues të OSBE-ODIHR, ta ndjekin LIVE në ora 12:45 në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku do të prezantojë pyetje shumë të qarta për SPAK, për Kryeministrin në largim dhe për aparatin e FUKS-SHTETIT. Transmetim LIVE edhe në faqen zyrtare të Presidentit Meta në “Facebook”.”, shkruan Blushi.