Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a (UKD) njofton se periudha e faturimit për zonën e qytetit do të jetë nga data 1 deri 15 të çdo muaji, kurse për zonën e Plazhit faturimi do të kryhet nga data 16 deri në 31. Është vendosur

Kjo mënyrë e re faturimi, sipas UKD-së, është bërë për të pasur një faturim më të saktë të ujit të konsumuar nga qytetarët, për të pasur një kontroll sa më të mirë në zonat e faturimit; për të zgjidhur sa më shpejt problemet që iu dalin qytetarëve dhe për të ulur konfuzionet në pikat e arkëtimit. Me këtë lloj ndarjeje nuk do të ndryshojë asgjë në ciklin e faturimit; të dyja grupet do të kenë të njëjtin cikël faturimi dhe aplikimi i kamatës do të fillojë në përfundimin e çdo cikli për secilin grup.

Ujësjellës Kanalizime Durrës bën të ditur se nga data 1 mars e këtij viti hyjnë në fuqi tarifat e reja për ujin e pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotura. Enti Rregullator i Ujit miratoi tarifat e reja të cilat janë si më poshtë:

Konsumatorët familjarë do të tarifohet në vlerën e 61 lekë për metër kub, nga 58 lekë që paguanin më parë, ndërsa largimi i ujërave të ndotura do të jetë 37 lekë për metër kub, nga 35 lekë që ishte me tarifat e vjetra. Konsumatori publik me tarifat e reja do të ketë një çmim prej 115 lekë/m3 për ujin e pijshëm dhe 54 lekë/m3 për largimin e ujërave të ndotura. Entet private do të tariforen me 125 lekë/m3 për ujin e pijshëm dhe 56 lekë/m3 për largimin e ujërave të ndotura.