Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale një video, e cila tregon gjendjen në të cilën ishte kryeqyteti para disa vitesh. Pamjet tregojnë aksionet për shembjen e kioskave buzë Lanës dhe ndërtimeve të tjera pa leje, gjatë kohës kur Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës.

KUJTESË-240 sekonda për betonizimin, gjelbërimin dhe ndotësit profesionistë të tribunave politike e mediatike…Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkruan Rama në “Facebook”.

Ajo që vihet re është se sa shumë ka ndryshuar Tirana që në atë kohë. Pamja pranë Lanës ishte vërtet skandaloze, e varfër, pa jetë dhe pa ngjyrë. Por Rama nuk është kujtuar aq befasisht për të risjellë në vëmendje Tiranën e atyre viteve. Kjo video vjen në kohën kur po zhvillohen protesta kundër ndërtimit të një këndi lojërash te Parku i Liqenit Artificial.

Shihni videon: