Policia e Kosoves ka gjetur drogë në një makinë që ishte nisur nga Shqipëria dhe kishte hyrë në territorin kosovar. Substanca e dyshuar është gjetur në bagazhin e kamufluar të një mjeti me targa të rajonit të Gjakovës. Pas kontrollit, ne pikën e kalimit kufitar Qafa e Prushit, ne Gjakovë, është konfiskuar 1,4 kilogram lende narkotike, e llojit marijuanë. Drejtuesi i automjetit, nga Gjakova, është arrestuar. Kjo sasi e narkotikeve e kamufluar është zbuluar falë angazhimit të oficerëve policorë, pajisjeve speciale zbuluese dhe qenve antidrogë. Ky është rasti i pestë për këtë vit, gjatë të cilit janë zbuluar dhe konfiskuar mbi 23 kilogramë marijuanë nga Shqiperia.
Kosovë, kapet drogë nga Shqipëria, prangoset një person
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Pse disa njerëz tërheqin më shumë mushkonjat se të tjerët
Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës
“S’e njohim Kosovën”/ Berisha dënon deklaratën e Zelenskyt: Në kundërshtim të hapur me vendimet e NATO-s
Horoskopi javor, 10 – 16 gusht 2026





