Hashim Thaçi është larguar nga kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën e ka udhëhequr për 17 vjet me radhë. Një hap të tillë ai e ka ndërmarrë pasi është zgjedhur president i vendit. Kushtetuta e Kosovës e ndalon që kreu i shtetit të ushtrojë edhe post tjetër. Thaçi po ashtu ka lënë edhe postet e zëvendëskryeministrit dhe ministrit te punëve të jashtme. Thaçi pritet të marrë zyrtarisht detyrën e presidentit më 7 prill.
Në krye të PDK tani pritet të vijë zëvendëskryetari i parë Kadri Veseli.