Një magazinë dykatëshe në Fier është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si SMT-ja. Ende mbeten të paqarta rrethanat, ndërsa policia dhe dy zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, dhe pas rreth 30 minutash kanë mundur të vënë në kontroll flakët, duke mos lejuar të përhapen në objektet e tjera. Fatmirësisht nga flakët nuk ka të lënduar, ndërsa është konstatuar se në magazinë nuk ka pasur materiale me vlerë. Megjithatë është djegur tërësisht çatia e magazinës dykatëshe. Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Fier, përfshihet nga flakët një magazinë dykatëshe
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Çmimi i naftës në nivele rekord, deputeti Bozdo: Qeveria të ndërhyjë menjëherë me lehtësira fiskale
Ndezi disa vatra zjarri, kapet në flagrancë 52-vjeçari, një banesë rrezikohet nga flakët
Tritol gjatë natës në oborrin e një banese në Shijak
Protesta te ‘Rruga e Durrësit’, 12 të arrestuar dhe 15 nën hetim! Policia: Cenuan perimetrin e sigurisë në shkolla





