Analisti Eduard Zaloshnja ka njoftuar se, në serinë e sondazheve “Barometër” që ai zhvillon për tema të ndryshme, ka zhvilluar, nga data 13 deri më 19 shkurt, një sondazh me qytetarë të Bashkisë së Tiranës, nga ku rezultuar se 59 përqind e të anketuarve janë të mendimit se kryebashkiaku Erion Veliaj është duke punuar mirë.

Sipas vetë Zaloshnjës, i cili ka publikuar rezultatet e sondazhit në media të ndryshme, ai ka mattë një kampion prej 1000 qytetarë tiranas, të moshës mbi 18 vjeç. Pyetjet që i janë drejtuar të anketuarve kanë qenë të shumta dhe të ndryshme, por vihet re një tendencë pozitive dhe besimi në punën kreut të Bashkisë së Tiranës.