Cristiano Ronaldo nuk i ka kursyer kritikat kundër shokëve të tij të skuadrës pas humbjes 1-0 të pësuar në derbin kundër Atletico Madrid pasditen e sotme, duke thënë se ata do të ishin në vendin e parë në renditje nëse të gjithë do të luanin si ai. Goli i realizuar nga Antoine Griezman në pjesën e dytë i ka dhuruar ekipit të Simeone-s fitoren, ndërsa madrilenët mbeten nëntë pikë larg Barcelona-s kryesuese, me katalanasit që kanë një ndeshje më pak.
Në përfundim të ndeshjes, Ronaldo ka shpërthyer, duke thënë se: “Nëse të gjithë do të ishin aq të mirë sa unë, ndoshta ne do të ishim të parët. Nëse një skuadër nuk luan me lojtarët më të mirë është e vështirë të fitosh një kompeticion të gjatë siç është kampionati. Më pëlqen të luaj me Benzema, Bale, Marcelo. Nuk po them se të tjerët nuk janë të mirë, për shembull Danilo ishte lojtari më i mirë i ndeshjes sot. Duke parë atë që shkruhet në shtyp duke sikur unë nuk bëj asnjë m…, por shifrat dhe statistikat nuk gënjejnë”.