Trajneri i Manchester United, Louis van Gaal, i ka etiketuar raportet e vazhdueshme mediatike që e lidhin Jose Mourinhon me pasuesin e tij si “një skandal absolut”. Ish-trajneri i Chelsea, Mourinho, është i evidentuar qartësisht si njeriu që do të marrë përsipër drejtimin në “Old Trafford”, pavarësisht se holandezi, i gjendur nën zjarr, është ende në krye. Dhe Van Gaal, i cili e ka udhëhequr ekipin e tij në fitore, në “FA Cup” dhe “Europa League”, është zemëruar në lidhje me spekulimet e vazhdueshme dhe i bëri thirrje klubit të tij që të mos reagojë ndaj raporteve mediatike.
“Mediat kanë thënë gjëra disa herë, por klubi nuk më ka sinjalizuar mua për asgjë, ndaj i gjej të gjitha ato që shkruhen qesharake, tha trajneri i “Old Trafford” për “RTL7”, kur u pyet për Mourinhon. – Jo, unë nuk dua që klubi, Manchester United, të bëjë diçka për këtë. Nuk duan që ata të reagojnë ndaj gjërave që kam lexuar në media, apo të cilat janë duke u krijuar nga kushedi se kush. Ne, klubi dhe unë, nuk do ta ndihmojmë median të thotë gjëra të vërteta, duke i mohuar këto gjëra. Mendoj se ajo që po ndodh është një skandal absolut.”
Van Gaal mendon të përqëndrohet në punën me lojtarët e tij, të cilët kanë shmangur kritikat, pavarësisht se janë në vendin e pestë në Premier Ligë, përpara përplasjes së të dielës kundër Arsenalit, në “Old Trafford”. Ai tha: “Çdo ditë jam duke i parandaluar lojtarët nga të qenurit nën presion, sepse çdo shigjetë apo e shtënë mbi mua, ndikon edhe te lojtarët.”