Janë arrestuar dhe 2 bashkëpunëtorët e tjerë të 38-vjeçarit nga Durrësi Eldi Zahiri, në kamionin e të cilit, ditën e djeshme u sekuestrua një sasi prej 574 kg kanabis sativa në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Janaq Koceli, 58 vjeç dhe Lufti Shabani, 45 vjeç, edhe këta të dy banues në Durrës.

Nga veprimet procedurale, rezulton se këta persona e kryenin veprimtarinë e tyre kriminale në bashkëpunim me Eldi Zahirin. Lënda narkotike që u gjet në kamionin të cilin e drejtonte Zahiri, kishte destinacion Turqinë.

S.L.