Kreu i PD, Lulzim Basha ka qenë i prerë nga Kombinati, ku përkrah Kryemadhit ka deklaruar se koalicioni në qeveri do të jetë me LSI.
Basha thotë se Rama po përpiqet të hapë një deriçkë për t’u bërë pjesë e qeverisë, por e ka kuptuar se do të humbë më 25 prill.
“Pjesë e ndryshimit dhe Rindërtimi. Ta përfundojmë sa më shpejt. Ndryshimi dhe këtu. Rindërtimi kalon në tre faza, vlerësimi i çdo ankese me transparencë, kompensim dhe rindërtim, eleminim i çdo procedure burokratike. Dy dimër në çadra mijëra familje.
Etja për ndryshim shihet anembanë, tek nënat, të rinjtë e mrekullueshëm. Votën e 25 prill ta kthejmë në qeverisje të shpresës, të zgjidhjeve reale.
Ju ka rënë në sy edhe ju, që edhe Edi Rama e ka kuptuar që më 25 prill ai humb dhe Shqipëria fiton. Tani po përpiqet të hapë një deriçkë dhe do të bëhet pjseë e qeverisë. Koalicioni për Ndryshim është me LSI, me qëllim për t’i dhënë vendit një qeverisje të shpresës, qeverisje e cilado të hapë rrugën për Shqipërinë në Europë. Brenda 100 ditëve të para. Më 25 prill Rama humb, Shqipëria fiton.’’– tha Basha.





