Stërvitjet ekstreme të tilla si ato me intensitet të lartë mund të jenë të këqija për zemrën, ka paralajmëruar një studim i ri.

Hulumtuesit australianë thonë se stërvitjet intensive mund të jenë ‘kardiotoksike’ dhe mund të shkaktojnë ndryshme të përhershme strukturore në zemër.

Kjo, nga ana tjetër, mund t’i lë disa njerëz në rrezik më të madh të prekjes nga probleme të ritmit në zemër – i njohur në mjekësi si aritmi, transmeton Gazeta Express.

Shkencëtarët thonë se nuk ka dyshim që një jetesë pa stërvitje është e keqe, por kur është fjala për stërvitjet, ato me intensitet të lartë dhe të cilat e mundojnë më tepër se që duhet trupin, bëjnë më shumë keq sasa mirë.